19/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Presidenti Fatmir Sejdiu nënshkroi të mërkurën (18 qershor) një dekret për ngritjen e nëntë ambasadave të para të Kosovës në kryeqytetet e vendeve që kanë njohur pavarësinë: Bruksel, Uashington, Londër, Paris, Berlin, Romë, Vienë, Bernë dhe Tiranë. Është ende e paqartë se kur do të hapen ambasadat.
Sejdiu dhe ministri i jashtëm Skënder Hyseni kanë në plan të ndjekin takimin e së premtes të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku është në axhendë rikonfigurimi i UNMIK. Të mërkurën, Sejdiu i dha shefit të UNMIK-ut që largohet, Joachim Ruecker, Medaljen për Shërbimin Civil për kontributet e tij në Kosovë. (Koha Ditore, Zeri, Express - 19/06/08; Telegrafi, Kosovalive - 18/06/08)