Të afërmit e viktimave të Srebrenicës padisin OKB dhe Hollandën; dëgjimet janë në proces

19/06/2008

HAGË, Hollandë -- Një gjykatë në Hagë nisi të mërkurën (18 qershor) dëgjimet mbi një pretendim ndaj Hollandës dhe OKB ngritur në emër të rreth 6,000 të afërmëve të viktimave të masakrës së Srebrenicës në korrik 1995. Ata akuzojnë OKB dhe Hollandën për mosndalimin e masakrës e cila nisi pasi forcat serbe boshnjake zunë enklavën muslimane. Forcat serbe boshnjake vranë përfundimisht rreth 8,000 burra e djem boshnjakë dhe deportuan mijra gra e fëmijë. Gjykata e krimeve të luftës e Hagës e ka njohur ndërkaq masakrën e Srebrenicës si genocid. Atë kohë, enklava ishte një zonë e sigurtë e OKB-së nën mbrojtjen e paqeruajtësve hollandezë. Por pasi serbët morën Srebrenicën, paqeruajtësit thuhet se nuk ja dolën të marrin masa për të mbrojtur popullsinë lokale dhe nuk lejuan personelin lokal të mbetej në zonë. Të afërmit dhe viktimat po kërkojnë së paku 4 milion $ në kompensim. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 19/06/08; RIA Novosti, AFP, RTRS, Fena - 18/06/08)