18/06/2008
ATHINË, Greqi -- Ligjbërësit kundërshtuan të martën (17 qershor) një propozim nga partia PASOK për të mbajtur një referendum mbi Traktatin e Lizbonës. Nga të 296 ligjebërësit e pranishëm në votim, 152 anëtarë të Demokracisë së Re (ND) qeverisëse e kundërshtuan propozimin dhe 144 të tjerë e mbështetën atë. Duheshin 180 vota për t'u miratuar. Parlamenti i Greqisë ratifikoi Traktatin e Lizbonës në 12 qershor, ditën që votuesit irlandezë e kundërsdhtuan atë me referendum. Ndonse PASOK mbëshetet traktatin, anëtarët e tij këmbëngulin se një referendum është i nevojshëm.
Në lajme të tjera të martën, zyrtarët e sigurimit të kufirit njoftuan arrestimin e rreth 170 imigrantëve ilegalë pranë ishujve të Egjeut, Agathonisi, Samos dhe Farmakonisi, gjatë katër ditëve të shkuara. Shumica e tyre vinin nga Afganistani dhe Iraku.
Të mërkurën, ndërkohë, një tërmet me magnitudë 5.7 tronditi zonën e Argos. Nuk pati raporte të menjëherëshme për viktima apo dëme. (Sky, AP - 18/06/08; RIA Novosti, Sky, ANA-MPA, DPA - 17/06/08)