18/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike (DS) dhe Partia Socialiste Serbe (SPS) mund të formojë shpejt një qeveri, tha të martën (17 qershor) Vlajko Seniç, një zyrtar i G17 Plus, partner i vogël i koalicionit të DS. Seniç konfirmoi se të dy palët kanë biseduar dhe se "shumë është negociuar gjatë konsultimeve jozyrtare".
Megjithatë SPS këmbëngul se nuk ka prishur bisedimet me Partinë Radikale serbe, Partinë populiste Demokratike të Serbisë dhe Serbinë e Re. SPS tregon se lidhur me një koalicion të ardhshëm qeverisës, ajo është më e merakosur lidhur zbatimin e manifestit të saj se sa me shpërndarjen e saktë të posteve të kabinetit. (Blic, Danas - 18/06/08; B92, RTS, Beta - 17/06/08)