I dërguari i OKB-së takohet me krerët e komuniteteve greke qipriote e turke qipriote

18/06/2008

NIKOSIA, Qipro -- Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet politike, Lin Pascoe u takua më vete të martën (17 qershor) me presidentin grek qipriot Demetris Kristofias dhe kreun turk qipriot Mehmet Ali Talat në një orvatje për të nisur bisedimet e reja mbi ribashkimin e ishullit. Më pas, Pascoe tha se kishte shpresë se procesi do të shkonte me të shpejtë përpara. Zëdhënësi i qeverisë greke qipriote Stefanos Stefanu tha se Kristofias e informoi zyrtarin e OKB-së mbi dëshirën e Qipros për të zgjidhur çështjen bazuar në një federatë bizonale, bikomunale siç është përcaktuar nga rezolutat e OKB. Talat tha se ai përdori mundësinë ta informojë Pascoe mbi problemet që turqit qipriotë ndeshin për shkak të izolimit të tyre ekonomik. Ai dhe Kristofias shpresojnë të nisin bisedimet më pas këtë muaj. (AFP, CNA, Anadolu news agency - 17/06/08)