18/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Në një letër për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun të martën (17 qershor) presidenti Fatmir Sejdiu tha se institucionet e Kosovës e çmojnë nismën për të rikonfiguruar UNMIK në një mision më të vogël dhe do të bashkëpunojnë në të gjitha fushat. 'Ne e kuptojmë që OKB do të kryejë detyrat e veta në një hapësirë të kufizuar për një periudhë kohe deri në momentin kur Bashkimi Evropian të jetë në gjendje të kryejë rolin e tij operacional," tha Sejdiu. Megjithatë, theksoi ai, çfardo planesh që OKB ka lidhur me sigurinë në Kosovë, zyrtarët në Prishtinë duhet të luajnë një rol. "Ne çmojmë angazhimin tuaj për t'u konsultuar afër me ne sepse këto rregullime nuk janë të mundura pa pjesëmarrjen dhe miratimin e qeverisë së Kosovës."
Gjithashtu të martën, një zyrtar i paidentifikuar i OKB-së i tha Reuters se diplomati italian Lamberto Zanieri do të emërohet si kreu i ri i UNMIK këtë javë. "Arritja e planifikuar është të premten," shtoi burimi. Zanieri, një diplomat karriere dhe një ish drejtor i Qendrës së Parandalimit të Konflikteve të OSBE, në Vienë, do të bëhej i shtati përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB në Kosovë, duke pasuar në këtë post Joachim Ruecker. (Koha Ditore, Zeri, Shqip - 18/06/08; RTK, Kohavision, Top Channel, Reuters, Deutsche Welle, B92 - 17/06/08)