18/06/2008
LUKSEMBURG -- Kroacia hapi të martën (17 qershor) dy kapituj të rinj në procesin e saj të pranimit në BE, pas një vendimi nga ministrat e jashtëm të BE në një takim në Luksemburg. Kapitujt e rinj, mbi politikën sociale dhe papunësinë dhe mbi lirinë e lëvizjes së punonjësve, bëjnë gjithsejt 20 kapituj të hapur deri tani. Kroacia ja doli të mbyllë dy por shpreson të rritë tempin tani e tutje: autoritetet thonë se objektivi i hapjes së të gjithë 35 kapitujve deri në fund të vitit, mbetet realist. Komisioni Evropian pret të botojë muajin tjetër një plan udhëzues për anëtarësimin në BE të Kroacisë.
Gjithashtu të martën, ministrat e jashtëm të BE vendosën të hapin dy kapituj të rinj në bisedimet e pranimit në BE të Turqisë, kapitujt mbi ligjin e korporatave dhe ligjin mbi pronën intelektuale. Kjo e çon numrin e përgjithshëm në tetë kapituj të hapur që nga fillimi i bisedimeve në 2005. (HRT, Vecernji List, STA, Xinhua, Anadolu news agency, AFP - 17/06/08)