29/05/2008
PLOVDIV, Bullgari -- Ekspozita e 8-të ndërkombëtare e teknologjisë së mbrojtjes u hap në qytetin Plovdiv të mërkurën (28 maj) duke shfaqur 103 kompani nga 20 vende. Ato po paraqesin mjetet e fundit të municionit, pajisjeve komunikuese, radarëve të marinës, optikës së të parit natën dhe optronikës. (BTA, Darik, bTV - 28/05/08)