Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Partitë turke të opozitës ankohen për përgjim telefonash

29/05/2008

ANKARA, Turqi -- Partia Popullore Republikane (CHP), partia kryesore e opozitës dhe Partia e Veprimit Kombëtar kanë akuzuar qeverinë dhe Partinë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) për përgjim. Kreu i CHP Deniz Bajkal i tha një konference shtypi të mërkurën (28 maj) se përgjimi nga organizatat shtetërore pengon demokracinë dhe të drejtat e shtetasve. Ai e thirri veprimtarinë e shtypit pasi një gazetë e lidhur me qeverinë botoi të hënën një bisedë fjalë për fjalë midis nënkryetarit të CHP Onder Sav dhe një guvernatori. Ministri i brendshëm Beshir Atalai dhe prokuroria thonë se do të nisin një hetim.

Në lajme të tjera të mërkurën, Amnesty International lëshoi raportin e vet 2008 mbi Turqinë dhe shprehu shqetësim mbi paanshmërinë gjyqësore dhe një rritje të dhunës. Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shprehu gjithashtu shqetësim lidhur me sulmin e Turqisë kundër anëtarëve të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit. Zyrtarët thonë se dy të tjerë nga ta u vranë të martën vonë në përleshjet me ushtarët në krahinën Van të Turqisë lindore. (Hurriyet - 29/05/08; Anadolu Agency, NTV, Zaman, Turkish Daily Dews - 28/05/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes