Policia e Athinës përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit

16/05/2008

ATHINË, Greqi -- Policia përdori gaz lotësjellës të enjten (15 maj) për të shpërndarë një grup grevistësh ndërsa ata përpiqeshin të sulmonin selinë e Bankës Kombëtare të Greqisë. Kjo ndodhi gjatë një tubimi në qendër të Athinës, pjesë e një proteste mbarëkombëtare kundër planeve të privatizimit dhe reformës së pensioneve të qeverisë. Mijra vetë marshuan nëpër kryeqytet. Protesta paralizoi vendin, duke ndërprerë transportin, bankat dhe shërbimet publike.

Në lajme të tjera, autoritetet greke ekstraduan të premten të arratisurin më të kërkuar të Australisë, Toni Mokbel. "Toni i shëndoshë" siç njihet ai, mori një dënim për trafik droge në Australi në 2006 por u largua në Greqi. (Reuters - 16/05/08; DPA, AP - 15/05/08)