16/05/2008
HAGË, Hollandë -- Autoritetet transferuan kriminelin e dënuar të luftës Haradin Balaj, një ish anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një burg në Francë të enjten (15 maj) për të shërbyer pjesën e mbetur të dënimit të tij. Franca është një nga 15 vendet që nënshkroi marrëveshjet me gjykatën për të strehuar të dënuar. Balaj mori një dënim prej 13 vjet burg në nëntor 2005 për torturimin, abuzimin dhe vrasjen e civilëve serbë e shqiptarë në një kamp për të burgosur lufte të UÇK në Lapushnik, midis majit dhe qershorit 1998. Ai ishte atë kohë një roje. (Tanjug, B92, AKI, UN website - 15/05/08)