16/05/2008
ROMË, Itali -- Policia njoftoi të enjten (15 maj) arrestimin e qindra emigrantëve të paligjshëm në një veprim një javë të gjatë, si pjesë e planit të ri të kryeministrit Silvio Berluskoni për të trajtuar problemin. Policia arrestoi një total prej 383 vetësh, shumica rumunë dhe afrikanë veriorë. Ata përballen me akuza të ndryshme duke përfshirë hyrjen e paligjshme, prostitucion, trafik droge dhe plaçkitje. Gjithashtu të enjten, autoritetet në Romë bastisën një kamp ciganësh dhe arrestuan dhjetra rumunë dhe boshnjakë pa letrat e duhura të emigracionit. Italianët kanë kërkuar veprim kundër emigrantëve të paligjshëm, veçanërisht rumunëve, përballë krimit në rritje. Ministri i brendshëm rumun Kristian David vizitoi Romën të enjten për të diskutuar çështje të emigracionit. (ANSA, BBC, Euronews, AP, Reuters, DPA - 15/05/08)