Fuere i BE i kërkon Maqedonisë të lëmojë imazhin e vet gjatë fushatës zgjedhore

16/05/2008

SHKUP, Maqedoni -- Po qe se vendi nuk përmirëson imazhin e vet gjatë fushatës në vazhdim dhe ditën e zgjedhjeve, Maqedonia mund të presë një vlerësim negativ dhe jo datë të nisjes së negociatave të veta të pranimit në BE këtë vit, i tha kanalit televiziv Alsat-M të enjten (15 mars), ambasadori i BE në Shkup Ervan Fuere. "Do të ketë ndoshta një ndikim negativ, pa asnjë dyshim. Kjo është një tragjedi, duke marrë parasysh se dy muaj më parë, komisioneri [për zgjerimin Olli Rehn], erdhi këtu dhe tha se ky vit mund të ishte historik për Maqedoninë dhe shtetasit e saj lidhur me aspiratat e tyre për në BE," tha Fuere. Ai u kërkoi autoriteteve, veçanërisht ministrisë së brendshme të gjente përgjegjësit për incidentet që prishën nisjen zyrtare të fushatës fundjavën e shkuar, duke përfshirë një tentativë vrasjeje. (Vecer - 16/05/08; Makfax, A1, Alsat-M - 15/05/08)