Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Shqipëria do të bashkëpunojë me Hagën lidhur me hetimin e trafikut të organeve

16/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Qeveria do të punojë me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës për të hetuar pretendimet që shqiptarët e Kosovës qenë përzjerë në trafikun e organeve të të burgosurve gjatë viteve 1990. Sipas një deklarate të enjten (15 maj), "Prokurorët shqiptarë janë gati të bashkëpunojnë me (gjykatën) dhe të ndihmojnë gjykatësit e saj që mund të mbrrijnë në Shqipëri, për të mbledhur informacion shtesë që mund të shpjerë në hetime të mëtejshme." Ish kryeprokurorja e OKB-së Karla del Ponte tha në librin e saj se shqiptarët e Kosovës rrëmbyen rreth 300 të burgosur serbë të luftës dhe i transportuan ata nga Kosova në Shqipëri. Sipas saj, rrëmbyesit u hoqën atyre organet për shitje jashtë vendit, përpara se t'i vrisnin.

Në lajme tjera të enjten, policia arrestoi gjashtë vetë, duke përfshirë një polic, për trafik të dyshuar njerëzor. Shërbimi Policor i Kosovës i kapi ata në Prishtinë dhe Kosovën juglindore, duke gjetur pasaporta fallco, karta identiteti, vula zyrtare dhe patenta makine. (Koha Ditore, Express, Zeri - 16/05/08; AFP, BGNES, RTK, Telegraf, - 15/05/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes