Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

PD e Shqipërisë do që të rihapë rastet e vjetra të korrupsionit

16/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Nënkryetari i Partisë qeverisëse Demokratike (PD) Edi Paloka i kërkoi parlamentit të enjten (15 maj) të lejojë prokurorin e përgjithshëm të rihapë të gjitha rastet e korrupsionit lidhur me zyrtarët shtetërorë. "Imuniteti duhet të hiqet si një masë kundër korrupsionit, por ne kërkojmë gjithashtu hapjen e të gjitha dosjeve të korrupsionit në zyrën e prokurorisë," tha Paloka.

Partia Socialiste (PS) e opozitës ndërkohë bojkotoi sesionin në të cilin shumica diskutoi dy projekt-ligje të lidhura me ekonominë. Socialistët thonë se do të vazhdojnë bojkotin e tyre deri sa kryeministri të raportojë në parlament mbi shpërthimin vdekjeprurës të municionit të 15 marsit në Gërdec, korrupsionin dhe pasuritë e zyrtarëve publikë.

Në lajme të tjera, që nga 1 korriku, qeveria ka në plan të rritë pagat mbi nivelet e inflacionit. "Ne do të dyfishojmë pagat gjatë një periudhe prej katër vitesh; në 1 korrik ne do të rritim pagat me më shumë se norma e inflacionit në një përpjekje për t'u ofruar mbështetje konsumatorëve," tha të enjten ministri i financave Ridvan Bode. (Koha Jone - 16/05/08; TopChannel, Alsat - 15/05/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes