Bullgaria lehtëson regjimin e vizave për disa grupe të maqedonasve, serbëve dhe malazezëve.

16/05/2008

SOFJE, Bullgari -- Qeveria miratoi të enjten (15 maj) një propozim për të lehtësuar kufizimet e vizave për disa grupe të caktuara shtetasish nga Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Masa rrjedh nga një marrëveshje midis BE dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor që hyri në fuqi në janar. Regjim më pak i vështirë i vizave aplikohet për fëmijët nën 6 vjeç, studentët dhe profesorët, ata që udhëtojnë për qëllime arsimore, biznesmenët, gazetarët, të pensionuarit, anëtarët e organizatave fetare dhe të OJQ-ve, disa shoferë dhe anëtarët e delegacioneve qeveritare. (Utrinski Vesnik - 16/05/08; MIA, Makfax, BGNES, A1 - 15/05/08)