SRS, DSS-NS dhe SPS të Serbisë bien dakord në parim në formimin e qeverisë së re

16/05/2008

BEOGRAD, Serbi -- Partia Radikale Serbe (SRS), Partia Demokratike e Serbisë - Serbia e Re (DSS-NS) dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) ranë dakord në parim mbi formimin e një qeverie në takimin e tyre të enjten (15 maj). DSS thotë se tre partitë ranë dakord të vazhdojnë bisedimet mbi një qeveri që do të mbronte sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, të sigurojë zhvillim të fortë ekonomik, të arrijë drejtësi, të vazhdojë procesin e integrimit në BE të Serbisë me Kosovën dhe të luftojë krimin dhe korrupsionin. Asnjë parti nuk fitoi aq vota sa të formonte një qeveri shumice në zgjedhjet e së dielës. (Politika, Vecernje Novosti, Tanjug, Beta - 16/05/08)