15/05/2008
ANKARA, Turqi -- Opozita kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP) dërgoi një tjetër mocion mosbesimi kundër qeverisë të mërkurën (14 maj). Ai erdhi vetëm një ditë pasi parlamenti kundërshtoi një mocion që pretendonte se qeveria inkurajoi policinë për të sulmuar demonstruesit gjatë një tubimi të Ditës së Majit në Stamboll. Këtë herë, mocioni pretendon se kryeministri Rexhep Tajip Erdogan shpërdoroi postin e tij duke ndërhyrë "përpara dhe pas tenderit për shitjen e kanalit televiziv ARV dhe të gazetës Sabah, nëpërmjet të cilave ai siguroi avantazhe për një nga blerësit [grupi Calik]".
Në lajme të tjera, një shpërthim vrau dy dhe plagosi pesë të tjerë të enjten rreth 40 km në verilindje të krahinës së Ankarasë. Shpërthimi ndodhi në një fabrikë bulmeti në një kompleks industrial në Çubuk. Hetuesit thonë se shkaku mund të ketë qenë një boiler. (Sabah, NTV, AP, NTV, Anadolu news agency, Hurriyet, Zaman - 15/05/08; Hurriyet, NTV - 14/05/08