Programi IPA i Adriatikut nxit veprimtaritë e veta në Shqipëri

15/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Ministria e integrimit evropian, ambasada italiane dhe Komisioni Evropian mbajtën një informim të mërkurën (14 maj) rreth programit të bashkëpunimit ndërkufitar Instrumenti i Ndihmës së Para-pranimit (IPA) të Adriatikut. Zëvendës ministri i integrimit Zef Bushati tha se ai do të lehtësojë procesin e Shqipërisë të stabilizimit dhe shoqërimit me BE. Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan theksoi se bashkëpunimi ndërkufitar është një përbërëse e rëndësishme e procesit. "Nëpërmjet këtij programi ne kemi për qëllim të forcojmë kontaktet me njeri tjetrin si një atribut i rëndësishëm për integrimin," tha Lohan. (BalkanWeb, News 24, Ministry of EU integration official website - 14/05/08)