Haga transferon në burgun italian kriminelin kroat boshnjak të luftës

14/05/2008

HAGUE, Hollandë -- Gjykata e OKB-së për krimet e luftës njoftoi të martën (13 maj) se transferoi kroatin boshnjak Vinko Martinoviç për të shërbyer pjesën tjetër të dënimit me 18 vjet burg, në Itali. Martinoviç, i njohur gjithashtu si Stela, shërbeu si komandant i një nën-njësie të batalionit të të dënuarve të Këshillit Kroat të Mbrojtjes që u përpoq të përzërë boshnjakët muslimanë nga bregu perëndimor i Mostarit nga prilli 1993 në prill 1994. Një gjykatë e dënoi atë në mars 2003 për detyrimin e muslimanëve të dalin nga shtëpitë e tyre për në një kamp përqëndrimi, "ku ata i detyruan të hapin llogore apo të transportonin ushtarë të plagosur apo të vdekur dhe për të shërbyer si mburoja njerëzore në vijën e frontit". Në maj 2006, gjykata kundërshtoi një apel dhe mbajti për të dënimin me 18 vjet burg. Italia është një nga 15 vendet në Evropë që ka pranuar të zbatojë dënimet e gjykatës së Hagës. (UPI, UN website, Dnevni Avaz, ONASA, Vijesti, Index.hr - 13/05/08)