Gjykata e Hagës i jep lirim të përkohshëm Haraqisë dhe Morinës

14/05/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata e Hagës për krimet e luftës vendosi të lirojë ish ministrin e kulturës të Kosovës Astrit Haraqija dhe ndihmësin e tij Bajrush Morina deri në gjyqin e tyre. Ata ndeshen me akuza për orvatje trëmbjeje dëshmitarësh caktuar për të dëshmuar në gjyqin e kohëve të fundit ndaj ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. UNMIK garantoi që të dy ata do të kthehen në paraburgim kur të nisë gjyqi i tyre. Të dy nuk e pranuan fajin ndaj akuzave të shpërfilljes në fund të prillit. Në se dënohen, ata mund të marrin deri shtatë vjet burg, 100,000 euro gjobë ose të dyja.

Në lajme të tjera të martën (13 maj) autoritetet gjetën trupin e një 40 vjeçareje, pjesëtare e Shërbimit Policor të Kosovës në një motel në Prizren. Dikush e kishte qëlluar atë katër herë në kokë, me sa duket me armën e saj. Policia arrestoi një të dyshuar. (Koha Ditore, Zeri - 14/05/08; RTK, Telegrafi - 13/05/08)