Qeveria turke i shpëton votës së mosbesimit

14/05/2008

ANKARA, Turqi -- Parlamenti hodhi poshtë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë të martën (13 maj) lidhur me mitingun e Ditës së Majit në Stamboll më parë këtë muaj. Partia Popullore Republikane propozoi mocionin javën e shkuar duke akuzuar Partinë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) për inkurajimin e policisë për të përdorur forcën kundër demonstruesve. Masa dështoi me një avantazh të gjerë pasi AKP mban 340 vende në parlamentin 550 vendesh. (Zaman - 14/05/08; Times of India - 13/05/08)