Policia e Kosovës kap 15 kg heroinë

13/05/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Shërbimi Policor i Kosovës kapi të hënën (12 maj) 15 kg heroinë dhe arrestoi pesë vetë në fshatin Zaskok, të komunës Uroshevac. Policia i mbikqyri të dyshuarit për gjashtë muaj dhe ndërhyri pasi mori të dhëna të besueshme. Heroina turke dyshohet se qe për në Suedi. Me vlerë rreth 250,000 euro në Kosovë, ajo thuhet se vlen dy herë më shumë në tregun suedez. (Beta, Focus, B92, Makfax - 12/05/08)