13/05/2008
SHKUP, Maqedoni -- Ministria e jashtme bëri një protestë zyrtare ndaj Greqisë të hënën (12 maj) rreth ndalimit të shpeshtë të makinave që u përkasin shtetasve maqedonas në Greqi dhe sulmeve fizike ndaj tyre. Nota e dorëzuar ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadhopulu, përshkruan tre incidente të veçanta në disa ditët e fundit. "Të tilla akte vandale jo vetëm pengojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, që është një nga parimet bazë të BE, por kërcënon tërthorazi sigurinë dhe integritetin fizik të shtetasve të Maqedonisë," thoshte ministria e jashtme. (Focus, BTA, MIA - 12/05/08)