Viktimat e shpërthimit të Gërdecit në Shqipëri kërcënojnë me grevë urie

13/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Ata që jetojnë pranë Gërdecit, ku një seri shpërthimesh e depos së armëve vrau 26 vetë, plagosi 300 dhe shkatërroi mijra shtëpi në 15 mars, bënë një protestë të hënën (12 maj) dhe kërcënuan të nisin greva urie. Ata pretendojnë se qeveria nuk u dha ndonjë ndihmë duke i detyruar t'ja dalin me të keq pa ujë të rrjedhshëm e elektricitet. Duke u zotuar të vazhdojnë protestat e tyre të martën, ata kërkuan një takim me kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë, prokurorët kanë dërguar në parlament të dhënat e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu i cili dha dorëheqjen rreth tragjedisë së Gërdecit. Një panel që heton rastin në parlament i do ato me qëllim që t'i heqë Mediut imunitetin e ligjbërësit. (BalkanWeb, Focus, Shekulli - 12/05/08)