13/05/2008
ATHINË, Greqi -- Pronarët e kamionëve dhe autoboteve të përdorur për transportin nacional, që janë në grevë duke kërkuar që shteti t'u paguajë atyre pagesa më të larta transporti, do të vendosin të martën (13 maj) në se do të vazhdojnë protestën e tyre. Gati të gjithë pikave të karburantit në Greqi u mungon karburanti. Të hënën e të martën, përfaqësuesit u takuan me zëvendës ministrin e ekonomisë dhe financave Andonis Bezas. Protestuesit folën gjithashtu me ministren e punësimit Fani Palli-Petralia, që sugjeroi formimin e një grupi pune për të kondideruar çështjen. Të premten, ministri i transportit Kostis Haxhidakis ktheu një kërkesë për 13% rritje në pagesat por ra dakord të heqë kufizimet që kamionistët ndeshin në rrugët e mëdha të premteve mbasdite dhe në dimër. Shoferët përmendën rritjen e çmimeve të karburantit në justifikimin e kërkesave të tyre. (News In, Antena, Eleftheros Typos, City Press, Ta Nea - 12/05/08)