Ministri i brerndshëm rumun do të vizitojë Italinë lidhur me çështjen e emigracionit

13/05/2008

BUKURESHT, Rumani -- Kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu njoftoi të hënën (12 maj) se ministri i brendshëm Kristian David do të shkojë në Itali këtë javë në një orvatje për të zbutur armiqësinë në rritje kundër emigrantëve rumunë. Një sërë krimesh ku përfshihen shtetas rumunë ka prishur imazhin e emigrantëve. Si përgjigje, qeveria e re e Italisë thuhet se po konsideron në se do të rivërë kontrollin kufitar dhe ta bëjë emigracionin e paligjshëm të dënueshëm me katër vjet burg. Qeveria do të diskutojë propozimin këtë javë. Tarikeanu njoftoi planet e udhëtimit të David gjatë një sesioni urgjent të qeverisë. (AFP, Mediafax, Reuters, AP, Hotnews.ro - 12/05/08)