Berisha i Shqipërisë përshëndet mbështetjen e opozitës

13/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti gadishmërinë e opozitës për të amenduar kushtetutën lidhur me imunitetin e ligjbërësve. "Ne kemi rënë dakord publikisht me kreun e Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, për të hequr murin e imunitetit në Shqipëri," tha Berisha të hënën (12 maj) në një takim të Partisë qeverisëse Demokratike (PD). Ai tha se mbështetja e opozitës tregon maturi politike dhe një gadishmëri për të demonstruar se gjithkush është i barabartë përpara ligjit. Ai argumenton se të tilla reforma ndihmojnë Shqipërinë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE.

Norbert Lamert i Gjermanisë i bëri jehonë këtij mendimi në Tiranë të hënën. Kryetari i parlamentit gjerman, Bundestagut, tha: "Ndryshimet janë të mundshme por ato kërkojnë kohë dhe janë një parakusht për t'u bashkuar me BE. Vetëm ndryshimet e bëjnë të mundshëm integrimin." (Shekulli - 13/05/08; Telegrafi, TopChannel, TopNews, TVSH, BallkanWeb - 12/05/08)