13/05/2008
SHKUP, Maqedoni -- Ambasada e SHBA në Maqedoni po u kërkon autoriteteve të hetojnë incidentet që prishën nisjen zyrtare të fushatës të dielën (11 maj). Në një deklaratë të hënën, ambasada në Shkup theksoi se zgjedhjet e suksesshme janë jetike për të ardhmen e Maqedonisë. Në një rast, dy vetë hapën zjarr ndaj makinës së kreut të Bashkimit Demokratik për Integrimin (BDI), Ali Ahmeti gjatë vizitës së tij në Bogovinje. Ai u shpëtoi plagëve. Policia arrestoi një të dyshuar. Qenë gjithashtu disa sulme të veçuara kundër zyrave të BDI dhe të Partisë Demokratike të Shqiptarëve. (MIA - 13/05/08; Makfax, AP, Netpress, Sitel- 12/05/08)