13/05/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të BiH të hënën (12 maj) t'i drejtohet konflikteve të dala nga prania e dy ligjeve, në nivele të ndryshme pushteti, që kanë të bëjnë me ngrirjen e valutës së huaj. Gjykata duhet të vendosë shpejt për të trajtuar paqartësinë, tha Lajçak. Në janar, Republika Srpska (RS) miratoi legjislacionin e vet dhe futi një sistem më vete, duke prishur planin origjinal që merret me borxhin në nivel shtetëror. "Sa më gjatë të vonohet një vendim i gjykatës kushtetuese, aq më i madh do të jetë pasiguria ligjore për klientët e valutës së huaj të ngrirë anembanë BiH, duke përfshirë mbajtësit e bonove në RS, ata që kanë blerë tashmë apo mendojnë të blejnë bono të RS dhe klientët me kursime në Federatën e BiH dhe Distriktin e Brcko që po presin për bono që do të zgjidhnin kërkesat," tha Lajçak. (OHR, RTRS, SRNA - 12/05/08)