13/05/2008
BEOGRAD, Serbi -- Rezultatet paraprake të lëshuara të hënën (12 maj) sugjerojnë se koalicioni "Për një Serbi evropiane" shënoi një fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Boris Tadiç fitoi mbështetjen e 38.75% të votuesve që i jep atij 102 nga 250 vende në parlament. Partia Radikale Serbe ishte e dyta me 29.22%, ose 77 vende. Koalicioni midis Partisë Demokratike të Serbisë dhe Serbia e Re ishte i treti me 11.34% ose 30 vende. Koalicioni i Partisë Socialiste dhe Partisë së Bashkuar të Pensionistëve të Serbisë mblodhi 7.57% të votave që do të thotë 20 vende, ndërsa Partia Liberal Demokratike fitoi 5.30% ose 14 vende. Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zgjedhjet qenë kryesisht të lira e të rregullta. Votuesit përfshinë serbët që jetojnë në Kosovë.
Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se vendosja e një qeverie demokratike në Serbi do të lehtësojë ndjeshëm dialogun dhe bashkëpunimin rajonal. (Beta, AFP, RIA Novosti, Tanjug - 12/05/08)