Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Babaçan i Turqisë thotë se nuk ka ngadalësim në përpjekjet e reformës së BE

13/05/2008

HELSINKI, Finlandë -- Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan tha të hënën (12 maj) se nuk ka ngadalësim në reformat e Turqisë që kanë për qëllim pranimin në BE. Duke folur me gazetarët në Helsinki, Babaçan paralajmëroi megjithatë se për sa kohë që BE nuk vë një datë të saktë për anëtarësimin e mundshëm të Turqisë, nisma e reformës do të varet kryesisht nga Ankaraja. "Ne jemi zotërit e reformës. Ne besojmë se sa më shpejt të bëjmë reformat aq më të dobishme do të jenë ato për Turqinë. Megjithatë, grafiku kohor dhe datat janë për t'u përcaktuar nga ne," tha Babaçan. Gjatë qëndrimit të tij në Helsinki ai u takua me presidentin finlandez Tarja Halonen dhe kryetarin e parlamentit Sauli Niinisto si dhe me me homologun e tij Aleksander Stub i cili e përshkroi Turqinë si një partner strategjik dhe përsëriti mbështetjen e Finlandës për përpjekjen e Ankarasë. (Sabah, Zaman - 13/05/08; Anadolu news agency, DPA - 12/05/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes