Punonjësit sezonalë nisin një protestë të re në Greqi

12/05/2008

ATHINË, Greqi -- Qindra punëtorë sezonalë fermash, shumica imigrantë demonstruan të dielën ( 11 maj) në Nea Manolada dhe Vardas, në pjesën jugore të gadishullit të Peloponezit, duke kërkuar "kushte njerëzore pune". Pati mitingje të ngjashme në krye të prillit kur punëtorët në rajon bënë një grevë të paparë tre-ditore. Emigrantët, të mbështetur nga Partia Komuniste Greke protestuan kundër kushteve të mjerueshme dhe të pasigurta të punës. Përleshjet që shpërthyen midis emigrantëve dhe dhe pronarëve të fermave plagosën tre vetë. Punëtorët, shumica e të cilëve janë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, Bangladeshi, Bullgaria dhe Rumania, kërkuan gjithashtu një rritje të pagës ditore nga 23 në 30 euro. (AFP, Focus, Makfax, DPA - 11/05/08)