12/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimin (LSI) Ilir Meta, ju drejtua një turme të mbledhur në Tiranë të shtunën (10 maj) për të protestuar ndaj ndryshimeve kushtetuese të mbështetur nga dy partitë kryesore të vendit. Meta përsëritit se askush nuk mund të ndalojë një referendum kundër këtyre ndryshimeve mbajtur në bazë të një peticioni. "Ne do ta shohim këtë deri në fund; ne do të mbrojmë kushtetutën," tha Meta. Tubimi i së shtunës shënoi fillimin e peticionit të drejtuar nga LSI që duhet për të mbajtur një referendum kundër ndryshimeve të miratuar në parlament nga koalicioni qeverisës dhe opozita e Partisë Socialiste. Meta tha se partia e tij do të përdorë të gjitha procedurat ligjore për të ndaluar kryeministrin Sali Berisha nga bllokimi i referendumit. (Koha Jone, Sot, Korrieri - 12/05/08; BallkanWeb, Gazeta Shqiptare - 11/05/08)