Berisha thotë se ka ndryshime të tjera për kushtetutën

12/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Partia qeverisëse Demokratike (PD) do të amendojë përsëri kushtetutën së shpejti duke hequr imunitetin për ligjbërësit. Kryeministri Sali Berisha njoftoi të shtunën (10 maj) se PD do të kërkojë të drejtën që ligjbërësit të hetohen, por do të gëzojnë mbrojtje nga arrestimi. Reforma kushtetuese në vazhdim është provë e vizionit që ndan opozita dhe partia qeverisëse lidhur me zhvillimin e Shqipërisë, tha Berisha. PD dhe Partia Socialiste e opozitës punuan së bashku kohët e fundit për të kaluar reformat zgjedhore të pritura gjatë. (Koha Jone, Gazeta Shqiptare - 12/05/08; BalkanWeb, Klan - 11/05/08)