Fillon zyrtarisht fushata në Maqedoni

12/05/2008

SHKUP, Maqedoni -- Fushata nisi zyrtarisht të dielën (11 maj), 20 ditë përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fushata filloi me mitingje nga partitë kryesore rivale" ajo qeverisëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj prej prej 19 partish "Për një Maqedoni më të mirë" dhe Aleanca Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) së bashku me shtatë partnerët e saj të lëvizjes "Dielli: koalicioni për Evropën". VMRO-DPMNE mbajti mitingun e vet të parë në Ohër, ndërsa SDSM mblodhi përkrahësit në Shtip, Maqedonia lindore. Sondazhet e fundit nga agjensia Rating sugjerojnë se koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" kryeson me 37%, pasuar nga koalicioni "Dielli" me 18%. Bashkimi Demokratik për Integrimin është i treti me 11% pasuar nga Partia Demokratike e Shqiptarëve me 6%. (Makfax, Dnevnik - 11/05/08)