12/05/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Ambasadori i SHBA në BiH, Charles English tha të dielën (11 maj) se krerët politikë duhet të rritin përpjekjet e tyre që hyrja në BE dhe NATO të jetë realiste. Në një debat të organizuar nga Shoqata e Rrethit 99 të Intelektualëve të Pavarur, English theksoi se duhet bërër shumë më tepë për hyrjen e BiH në të dy organizatat. Politikanët "nuk mund t'i bëjnë pluhur tre vite debatesh të vështira mbi çdo reformë apo të shpien dëm energjitë e tyre mbi interesa të ngushta etnike", u tha English pjesëmarrësve në forum.
Ai tha se serbët në vendin me tre njësi, duhet të pranojnë faktin se e ardhmja e tyre është brenda BiH. "Begatia dhe zhvillimi afat-gjatë mund dhe duhen të jenë krejtësisht të përbashkëta. Nuk ka dyshim se një Republika Srpska e begatë dhe e suksesëshme mund të ekzistojë vetëm si pjesë e një BiH të fortë dhe të begatë," tha Inglish duke paralajmëruar se çdo retorikë shkëputëse krijon destabilizim. Lidhur me kroatët që jetojnë në BiH, Inglish tha se ndërsa SHBA e kupton se ata janë të pakënaqur me rregullimet e tanishme, "propozimet e përqëndruara në kufijtë e brendshëm dhe organizimin territorial të BiH intensifikojnë ndarjen etnike". Boshnjakët, tha Inglish, nuk duhet të lejojnë të shkuarën të qeverisë planet e tyre politike apo të kufizojë pjesëmarrjen e tyre në reforma. (RTRS, SRNA, FoNet, NTV Hayat, Fena - 11/05/08)