12/05/2008
BUKURESHT, Rumani -- Departamenti Kombëtar i Anti-korrupsionit njoftoi të premten (9 maj) se po heton kreun e Partisë së Gjeneratës së Re dhe sponsorin e klubit të futbollit Steaua e Bukureshtit, Gigi Bekali. Media lokale raportoi se ai ishte nën hetim penal për dyshimin se ofroi 1.7 milion euro në orvatjet për mitëdhënie nga 2006 deri tani. Të enjten, prokurorët e akuzuan atë për ofrimin 1 milion euro një klubi rumun për të ndaluar një tjetër klub, Kluzh, për të fituar kampionatin rumun. Të premten, prokurorët ngritën një akuzë të dytë duke pretenduar një tjetër orvatje mitëdhënieje në 2006, kur ai dyshohet se i ofroi çdo lojtari në Gioria Bistrita, 5,000 euro për një barazim dhe 10,000 euro për një fitore kundër rivalit kryesor të Steaua, Rapid. (Nine o'clock - 12/05/08; Gandul, Mediafax, AFP - 09/05/08)