12/05/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Nënkryeministri Hajredin Kuçi tha të dielën (11 maj) se qeveria po përgatitet të rritë përpjekjet e nxitjes në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Fushata, bashkërenduar nga ministria e jashtme, nis pas 15 qershorit kur të hyjë në fuqi kushtetuta e shtetit të ri.
Më vete, ministri i jashtëm Skënder Hyseni i bëri thirrje Panamasë, Ekuadorit dhe Paraguait të vendosnin për njohjen. Ai u takua me diplomatët nga të tre vendet në Vienë të shtunën. (Koha Ditore - 12/05/08; KTV, Telegrafi - 11/05/08)