12/05/2008
ANKARA, Turqi -- Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën (11 maj) se forcat turke nuk do të pushojnë së luftuari Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) deri sa të eliminojnë terrorizmin dhe të ndalin dhunën. Erdogan i bëri deklarimet në Antalia ku ai ofroi ngushëllime për familjen e një ushtari të vrarë të shtunën në përleshjet me PKK në Irakun e veriut. Ai inkurajoi militantët që duan të braktisin terrorizmin, të përfitojnë nga ligji i amnestisë në Turqi. "Lëreni këtë udhtë të gabuar përpara se t'u shkaktoni më tepër pikëllim familjeve tuaja," tha ai. Ai shtoi se masat e qeverisë kishin izoluar PKK dhe kishin shteruar burimet e saj logjistike dhe financiare. Lufta e Turqisë kundër terrorizmit do t'ja dalë patjetër, u zotua Erdogan.
Ushtria vazhdoi ofensivën e vet kundër PKK të dielën duke shkatërruar një qendër propagande në Irakun e veriut. Shtabi i përgjithshëm e përshkroi atë si përgjegjëse për kontaktet e PKK me median. (Sabah, Hurriyet, Zaman - 12/05/08; Anadolu news agency, ITAR-TASS - 11/05/08)