Zyrtarët të lartë të ushtrisë shqiptare largohen nga detyra për shkak të tragjedisë së Gërdecit

11/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Dy zyrtarë të lartë ushtarakë u larguan nga detyra të shtunën (10 maj) me kërkesë të ministrit të mbrojtjes Gazmend Oketa. Ai u shpreh se zyrtarët - Gjeneral Major Shpetim Spahiu, i cili drejtoi forcat e bashkuara shqiptare dhe Gjeneral Zija Bahja, i cili drejtoi operacionet logjistike në ushtri -- kishin informacion që mund të parandalonte shpërthimet vdekjeprurëse të 15 majit në një fabrikë demontimi municionesh në Gërdec. Njëzet e gjashtë njerëz u vranë dhe rreth 300 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit. (A1, Makfax, Netpress, Tanjug, Balkanweb, Gazeta Shqiptare - 10/05/08)