11/05/2008
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Ministri i jashtëm Sven Alkalaj mohoi të shtunën (10 maj) spekullimet se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) e vendit të tij me BE-në është vonuar për arsye jo teknike. Ai u shpreh se zyra e përkthimit të BE-së është duke përkthyer aktualisht dokumentin në të gjitha gjuhët e BE-së por nuk do të jetë në gjendje të përmbushi afatin e pritur të 26 majit. Sidoqoftë, ai shtoi se puna do të përfundojë me siguri nga 16 qershori. Alkalaj shtoi se shefi i politikës së jashtme të BE-së Havier Solana ka lajmëruar se MSA duhet të hyjë në fuqi në 1 korrik. (RTRS, SRNA, Dnevni Avaz - 10/05/08)