Të burgosurit e luftës të BH-së organizojnë protestë për të kërkuar më shumë të drejta

11/05/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Rreth 2,000 ish të burgosur të luftës së viteve 1992-1995 u mblodhën para ndërtesës së qeverisë të premten (9 maj), duke kërkuar "të drejta dhe përfitimet minimale". Ata u shprehën se civilët dhe të burgosurit e luftës të cilët u mbajtën në qendrat e burgimit gjatë konfliktit duhet të marrin statusin e pjesshëm të paaftësisë - përkatësisht 60% dhe 20% -- duke përfshirë përfitimet dhe pagesat mujore të paaftësisë. (DPA, Nezavisne Novine - 09/05/08)