11/05/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Tridhjetë e tre studentët më të mirë nga universiteti shtetëror në Podgoricë ishin të parët që morrën pasaportat malazeze, dy vjet mbasi vendi u nda nga një ish-federatë me Serbinë. Dokumentat e reja zëvendësuan pasaportat jugosllave të cilat malazezët i mbanin që prej mesit të viteve 1990. Sipas Ministrit të Brendshëm Jusuf Kalamperovic, ato janë kusht i rëndësishëm për t'ju bashkuar Listës së Bardhë të Shengen, që lejon udhëtimin pa viza. (RTCG, Makfax, Reuters - 09/05/08)