11/05/2008
SHKUP, Maqedoni -- Një shtypshkronjë në Shkup mund të ketë lidhje me al-Kaedën, një zëdhënës i ministrisë së brendshme u shpreh të premten (9 maj). Ai po i referohej shtypshkronjës Nun dhe drejtorit të saj Bekir Halimi. Sipas zëdhënësit, Ivo Koteski, Halimi luan një rol të rëndësishëm në aktivitetin dhe financimin e Bamirësija, një organizatë humanitare që pretendohet të jetë e lidhur me Shoqërinë për Ringjalljen e Trashëgimisë Islamike me qendër në Kuvait. Kjo organizatë është në listën e zezë të OKB-së si pjesë e rrjetit të al-Kaedës. Kotevski u shpreh se Bamirësija dyshohet se bën pjesë në një strukturë më të gjerë, e cila ka celula në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Malin e Zi.
Sidoqoftë, Halimi ka refuzuar akuzat, duke thënë se ato janë "të motivuara politikisht" dhe dalin nga zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni, po ashtu dhe nga dështimi i vendit për të marrë një ftesë për t'ju bashkuar NATO-s. (Dnevnik, Nova Makedonia - 09/05/08)