Rumania nuk ka ndërmend të njohi pavarësinë e Kosovës

11/05/2008

BUKURESHT, Rumani -- Rumania nuk ka ndërmend të njohi pavarësinë e Kosovës, u shpreh të shtunën (10 maj) presidenti Trajan Bësesku, në një letër dërguar ambasadorëve të vendeve të BE-së në Bukuresht. Ai i mohoi njoftimet e fundit mbi një ndryshim të mundshëm të qëndrimit të Rumanisë. "Është totalisht e pamundur për vendin tonë të marrim një qëndrim tjetër mbi këtë problem," u shpreh Bësesku, duke u zotuar se Rumania nuk do ta njohi asnjëherë.

Në lajmet e tjera, parlamenti austriak njoftoi të premten (9 maj) se po dërgon 35 njerëz në Kosovë që ti bashkohen misionit policor dhe gjyqësor të BE-së në Kosovë (EULEX). Delegacioni austriak, i cili do të vendoset në Kosovë në 30 qershor, do të përfshijë 25 oficerë policie dhe dhjetë të punonjës të Ministrisë Austriake të Drejtësisë. (AFP, BTA, Xinhua - 10/05/08)