09/05/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Kryebashkiaku i Skënderaj shkoi në burgun e Dubravës të enjten (8 maj) për të filluar shërbimin e një afati burgu katër-mujor. Kryebashkiaku Sami Lushtaku u gjet fajtor në shkurt për pengimin e drejtësisë dhe kërcënimin e një gjykatësi të gjykatës bashkiake, lidhur me një rast që kishte të bënte me dëbimin e një uzurpatori nga një pronë serbe në nëntor 2005. Lushtaku ishte më parë një anëtar i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. (Express, Lajm - 09/05/08; Telegrafi - 08/05/08)