09/05/2008
BUKURESHT, Rumani -- Departamenti i Anti-korrupsionit (DNA) njoftoi të enjten (8 maj) planet për të filluar një hetim në korrupsionin e mundshëm dhe manipulimin e ndeshjeve në kategorinë e futbollit rumun. Policia arrestoi pesë vetë të mërkurën për përfshirjen e tyre të dyshuar në skandal. Megjithëse DNA refuzoi të identifikojë ata, media lokale sugjeron se ata u arrestuan në një restaurant pak përpara një ndeshje vendimtare lokale midis Universitatea Kluzh dhe CFR Kluzh. Policia thuhet se gjeti 1.4 milion euro bashkë me grupin ndoshta të menduara për të fiksuar ndeshjen. CFR Kluzh e mundi Universitatea Kluzh 1-0 duke u bërë i pari ekipë jo nga Bukureshti që fiton kampionatin kombëtar që nga 1989. (Rompres, Mediafax, Hotnews.ro, Reuters - 08/05/08)