OBT thotë se Serbia mund të bashkohet me të vitin tjetër

09/05/2008

GJENEVË, Zvicër -- Serbia mund të bashkohet me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në mes të 2009, thanë të enjten (8 maj) drejtori i përgjithshëm i WTO Paskal Lami dhe ministri serb i ekonomisë Mllagjan Dinkiç, në një konferencë shtypi pas takimit në Gjenevë. Dinkiç këmbënguli se zgjedhjet e së dielës nuk do të zvarritin axhendën e reformës, duke u zotuar se Serbia do t'i sjellë ligjet e saj në përputhje me rregullat e OBT brenda një muaji. Ai shtoi se Beogradi ka në plan të fillojë shpejt bisedimet mbi marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA, Kanadanë, Japoninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Serbia dërgoi një aplikim zyrtar për të filluar negociatat e hyrjes në OBT në dhjetor 2004. Një grup pune mbi pranimin në OBT u takua së pari në tetor 2005. (Tanjug, Beta, RTS, Reuters - 08/05/08)