Takohen në Sarajevë shefat evropianë juglindorë të policisë

09/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Shoqata e shefave të policisë të Evropës Juglindore (SEPCA) mbylli një seminar dy-ditor të premten (9 maj) në Sarajevë, lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar. Gjeneral-brigadier Vincenzo Kopola, kreu i Misionit Policor të BE (EUPM) në BiH, u tha pjesëmarrësve se suksesi varet nga përpjekjet këmbëngulëse. Ai ofroi dy sugjerime që kanë për qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar: përmirësimi i bashkëpunimit midis agjensive të ndryshme policore dhe ngritja e një sistemi më të mirë komunikimi dhe bashkëpunimi midis policisë dhe prokurorisë. Seminarin e ndoqën përfaqësues nga Bullgaria, BiH, Mali i Zi, Rumania, Maqedonia dhe Serbia si edhe organizata ndërkombëtare. (Dnevni Avaz - 09/05/08; Fena - 08/05/08)